Lideri i PDSH-së, Menduh Thaci kërkon garanci nga lideri i LSDM-së,
Branko Cervenkovski, që në rast të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy
partive, ajo të respektohet plotësisht.

Kështu shkruan e përditshmja maqedonase “Dnevnik”, sipas të cilës mes krerëve të dy partive është zhvilluar një takim gjatë festave të fundvitit, i cili është mbajtur i fshehtë deri më sot.

Burime nga PDSH, të cilave u referohet gazeta, kanë konfirmuar mbajtjen e takimit por kanë nënvizuar se Thaci ka kërkuar nga Cervenkovski garanci për zbatimin e marrëveshjes, gjithmonë nëse ajo arrihet.

Partia shqiptare, shkruan “Dnevnik”, është dyshuese ndaj asaj maqedonase, pasi druhet se mund të zgjedhë të bëjë aleancë me partinë tjetër shqiptare, BDI-në e Ali Ahmetit.

Nga radhët e LSDM-së nuk ka pasur konfirmime por as mohime për një marrëveshje të mundshme, por burime brenda kësaj partie shprehen optimiste për një aleancë me partinë shqiptare, për rrëzimin e pushtetit aktual, të përbërë nga VMRO-DPMNE dhe BDI.

Ndërkohë, deri tani në kampin politik shqiptar është arritur vetëm një marrëveshje bashkëpunimi, ajo mes PDSH-së dhe RDK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA