Sipas vendimit të qeverisë shqiptare të këtij muaji, duke filluar nga data 1 mars e këtij viti, shtetasit shqiptare do te mund të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaportat e reja biometrike.
Edhe pse në një shikim të parë, ky vendim duket korrekt, në praktikë për jo pak shtetas shqiptare që jetojnë, punojne apo studiojnë në Britani të Madhe nënkupton një numër vështirësish, jo vetëm burokratike, por edhe financiare.
E ndersa ne disa vende, si Greqia, mund te aplikohet per marrjen e pasaportave te reja biometrike pa qene nevoja te udhetojne per ne Shqiperi, ky sherbim nuk ofrohet per shqiptaret ne Britani te Madhe.
Prane Ambasades Shqiptare ne Londer, nuk mungojne telefonatat nga shtetasit shqiptare qe kerkojne sqarime se çfare duhet bere dhe si mund te veprojne per te shmangur efektet e nje vendimi te tille.
”Top-Channel” u interesua prane diplomateve shqiptare ne Londer dhe pergjigja eshte se ambasada nuk ka marre ende njoftimin zyrtar per faktin se pasaportat e vjetra nuk do te jene te vlefshme pas dates 1 mars te 2012, edhe pse egziston nje njoftim i tille ne shqip dhe anglisht ne faqen e internetit te Ministrise se Brendshme.
Pavaresisht nga keshilla e marre prane ambasades dhe interpretimi nese vlen ose jo viza e marre britanike, serish vendimi i qeverise shqiptare e thote qarte se pas 1 marsit nuk mund te dalesh nga Shqiperia pa pasaporten e re biometrike.
Veshtiresia per ata shtetas shqiptar qe kane vizat e tyre ne pasaportat e vjetra dhe behet fjale per viza nje-vjecare e siper, te marra perpara dhenies se ketij njoftimi, qendron ne faktin se edhe nese shkojne ne Shqiperi per marrjen e pasaportes se re, do te duhet qe viza e vjeter te kalohet ne pasaporten bimoterike, çka duhet serish te kaloje permes rruges se aplikimeve prane ambasades britanike dhe nje procedure e tille kerkon kohe.
Ketu nuk llogariten shpenzimet financiare te udhetimit ne Shqiperi e kthim, pervec pagesave administrative per marrjen ose transferimin e vizes. Shqiptare te kontakuara nga “Top-Channel” jane te pakenaqur me kete njoftim, duke sugjeruar se do te kishte qene me e udhes qe nje afat i tille te ishte caktuara ne fund te sezonit veror, kohe kur edhe shumica e tyre shkojne ne Shqiperi per pushimet verore, duke pasur me shume kohe si per nxjerrjen e pasaportes biometrike, ashtu dhe procedurat prane Ambasades Britanike ne Shqiperi.
Top Channel