Kosovë, përkujtohen tre veprimtarët
19/01/2012 09:00
Nën kujdesin e kryeministrit Hashim Thaci, në Prishtinë u përkujtuan veprimtarët e cështjes kombëtare Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, të cilët u vranë 30 vjet më parë në Shtutgart të Gjermanisë.
Sot e 30 vjet më pas, kjo vrasje e trefishtë nuk është zbardhur ndërsa gishti akoma i drejtohet agjenturës jugosllave, e cila vepronte në shtetet perëndimore.
Autoritetet kosovare përkujtojnë këto tri figura dhe e cilësojnë vrasjen e tyre si një goditje të rëndë që iu bë Lëvizjes Kombëtare në vitin 1982.
Por puna e institucioneve të shtetit të Kosovës për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së tre figurave kombëtare duket se përfundon me dekorimin dhe përkujtimin e veprës së tyre.
Top Channel