Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka deklaruar se të gjitha vendet e
Ballkanit perëndimor duhet të anëtarësohen në NATO dhe BE, por Serbisë
nuk i duhet dhënë drita jeshile para Kosovës.

Duke folur në konferencën “Ballkani Perëndimor dhe Samiti i NATO-s 2012”, e mbajtur në Uashington, Engel theksoi se një gjë e tillë nuk duhet të lejohet, pasi ndryshe Serbia do të pengojë integrimin e Kosovës.

“Sa më shpejt që Beogradi ta kuptojë se ndarja e Kosovës është e pamundur, atëherë ne do të kemi paqe atje”, deklaroi Engel, i njohur ndryshe is avokati i pavarësisë së Kosovës.

Ndër të tjera kongresmeni theksoi se trupat amerikane nuk duhet të tërhiqen nga Kosova dhe nuk duhet ta mbyllin kampin e tyre Bondsteel, por përkundrazi të shtojnë praninë pas largimit nga Iraku.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kongresmeni tjetër Chris Smith, i cili tha se problemet në Kosovë e Bosnje tregojnë se prania e NATO-s në Ballkan është e domosdoshme.

Ai deklaroi se ushtarët amerikanë kanë marrë pjesë në vendosjen e paqes në Ballkan dhe se tani u takon vendeve të rajonit që me anëtarësimin në NATO ta vulosin përgjithmonë atë.

Ndërsa analisti i njohur Daniel Server u shpreh disi më skeptik, duke thënë se Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk janë ende gati për t’u anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA