Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, gjatë analizës vjetore, e cilësoi 2011-n si një vit të suksesshëm për Ministrinë që ai drejton.
Zoti Naço vuri në dukje përfundimin dhe vënien në punë e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Elbasan-Podgoricë, si nja nga arritjet më të rëndësishme.
Gjithashtu, ai theksoi vazhdimin e reformave si dhe hartimin e disa ligjeve të rëndësishme në fushën e energjetikës dhe biznesit, duke veçuar përcaktimin e faturave të sektorit elektrik si tituj ekzekutivë, hapjen e mëtejshme tregtare të Shqipërisë dhe thellimin e procesit të privatizimeve.
Zoti Naço u ndal edhe tek koncesionet në energjetikë, ku tha se deri tani janë dhënë 300 hidrocentrale, por pa iu përgjigjur pyetjes se sa prej tyre janë ndërtuar. Në lidhje me kufizimet e energjisë, gjatë muajit të fundit ai u shpreh se shkaku janë avaritë në rrjet nga konsumi i lartë.
Top Channel