Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi të mërkurën paradite kerkesen e
mazhorances per te nisur proceduren per shkarkimin e nenkryetarit te
Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu.
Qetësia në Komision, ku do të diskutohej ligjshmëria e kerkeses se demokrateve demokrate për shkarkimit e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka zgjatur më pak se një minutë. Me të marrë fjalën zoti Spahiu tha se ishte njoftuar në mbylljen e orarit zyrtar për këtë seancë dhe kur filloi të shprehte opinionin mbi kërkesen e demokratëve, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, e nderpreu duke i kërkuar të mos futej në thelbin e diskutimit për shkeljet e pretenduara nga demokratët, por për formalitetin e kërkesës, siç parashikon rregullorja.
Situata eshte tensionuar kur zoti Spahiu mori fjalen per here te dyte dhe sipas zotit Rusmali ai vazhdoi me shkeljen e rregullores se funksionimit te Komisionit. Me kete arsyetim, kreu demokrat i Komisionit te Ligjeve kerkoi largimin e Kreshnik Spahiut nga seanca degjimore.
Situata nuk eshte qetesuar ne Komisionin e Ligjeve, pasi socialistet thane se kjo ishte ne kundershtim me proceduren. Por kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali, pasi u shpjegoi socialisteve se zoti Spahiu shpifi per vonesen e orarit te dorezimit te kerkeses, tha se ajo i eshte dorezuar sekretares se tij, pasi e nxorren nga shtepia, sepse zoti Spahiu dhe administrata e tij nuk ishte ne krye te detyres, por ne nje aktivitet politik te Aleances Kuq e Zi.
Pertej ketyre diskutimeve, ajo qe kishte rendesi ne kete mbledhje ishte mungesa e konsensusit mes mazhorances dhe opozites per te ngritur komisionin hetimor per shkarkimin e Kreshnik Spahiut. Per mazhorancen kjo eshte çeshtje e mbrojtjes se dinjitetit te institucioneve, ndersa per opoziten eshte çeshtje e prerjes se kokave per ata qe nuk i binden mazhorances.
“Eshtë koha që ne të mbrojmë dinjitetin e Kuvendit, pasi kjo na e bën të domosdoshme që ne në unanimitet ta miratojmë nisjen e kësaj procedure, jo vetëm se është bërë gjithçka në përputhje me procedurat, jo në rradhë të parë dhe mbi të gjitha duhet ta miratojmë bashkarisht që të mbrojmë dinjitetin e Kushtetutës dhe të institucioneve Kushtetuese, në radhë të parë dinjitetin e Parlamentit. Kjo është ftesa ime për ju”, tha Rusmali.
Ndërsa deputeti socialist ne Komision, Fatmir Xhafaj u shpreh se kjo çështje që po trajtohet nuk i takon opozitës, por maxhorancës.
“Nuk e kemi zgjedhur ne Spahiun si anëtar të KLD-së, e keni zgjedhur ju. Të mos harrojmë deri dje njërën e quanit ‘Silvia Konti’, sot e quani ‘lavire bulevardi’; deri dje e quanit personalitet të shquar të politikës dhe Partisë Demokratike, sot e quani ‘horr bulevardi” dje mik- Spahiu ishte luftetar i madh kundër korrupsionit, pastaj u bë juristi i shquar që drejton drejtësinë shqiptare dhe sot është sharlatani, faqeziu”, tha Xhafaj.
Pas miratimit pa konsensus te kerkeses se demokrateve per shkarkimin e Kreshnik Spahiut, pritet qe Kuvendi, serish pa konsensus te marre vendimin per ngritjen e komisionit hetimor, ne te cilin opozita ka deklaruar se nuk do te marre pjese.
Spahiu: Nisma te dhunshme dhe antiligjore
“Të paprecedent” e ka cilësuar Kreshnik Spahiu nxjerrjen e tij nga Komisioni i Ligjeve. Kurse thirrjen e punonjësve të sigurisë së Kuvendit prej kryetarit Ilir Rusmali, Kreshnik Spahiu e konsideroi si arrogancë e shantazh, nga njerëz që sipas tij e konsiderojnë Parlamentin sikur ta kishin legalizuar te ALUIZNI.
Në një dalje të posaçme për media, kësaj here në selinë e tij, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu tha se mazhoranca në Komisionin e Ligjeve i hoqi atij të drejtën për t’u shprehur. Sipas argumentimit që parashtroi përpara gazetarëve, Kreshnik Spahiu tha se në nenet ku parashikohen komisione hetimore për krerët e institucioneve kushtetuese, në asnjë rast nuk flitet për zëvendëskryetarin apo anëtarët e KLD-së.
“Vendosa të distancohem nga këto nisma të dhunshme antiligjorë dhe antikushtetuese, duke deklaruar përpara jush dhe mbarë opinionit publik se nuk do të marr pjesë kurrë në punimet e këtij Komisioni apo në punimet e ndonjë komisioni tjetër. Unë tashmë prej ditës së sotme kam vendosur së bashku me këshilltarët e mi, të përgatisim materialin për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me një kërkesë zyrtare, për të vlerësuar antikushtetuetshmerine e komisionit që propozohet të ngrihet për shkarkimin tim”, tha Spahiu.
Në fakt neni 9 i ligjit për KLD-në parashikon se është ky institucion që ngre një komision për të verifikuar pajtueshmërinë në ushtrimin e detyrës së anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Duke iu referuar nenit 5 të po këtij ligji, funksioni i anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është i papajtueshëm, ndër të tjera, me funksionin e anëtarit të organeve drejtuese dhe ekzekutive të partive politike. Por a është parti Aleanca Kuq e Zi? Kjo, është thelbi i asaj që mund të quhet “cështja Spahiu”
Top Channel