Hungaria rrezikon gjyqin

18/01/2012 00:00

Viktor Orban mund te pozicionet personalisht sot ne Parlamentin Europian
ndaj rrebeshit të kritikave dhe hapave konkrete ligjore qe blloku po
ndermerr kunder qeverise se tij.

Komisioni Europian hapi nje dite me pare procedurat për shkelje të pavarësisë së institucioneve shtetërore në Hungari, tre procese gjyqesore qe synojne zhberjen e ligjeve te kontestuara per Bankën Qendrore, gjyqësorin dhe autoritetin e mbrojtjes se te dhenave.

Orban do te ballafaqohet vete me kundershtite ne Parlamentin Europian dhe nese do te kete, sic pritet, polemika te forta, kjo nuk do te ishte hera e pare. Edhe perpara nje viti me fillimin e presidencës hungareze, replikat e tij ndaj zerave kritike ndaj ligjit te ri te Hungarise per median, ishin te ashpra.

Persa i takon ndryshimeve aktuale te kerkuara ne respektim me ligjin europian, Budapestit i eshte dhene nje muaj kohe. nese ndryshimet nuk do te realizohen ashtu sic pretendon ekzekutivi i BE-se, qeveria hungareze mund te dergohet perpara gjykates me te larte te bllokut, asaj europiane te drejtesise.

Ne nje deklarate sfiduese, zedhenesi i Orbanit i doli ne mbrojtje ligjeve duke thene se nuk do te lejojne te majten nderkombetare te akuzoje hungarine me genjeshtra e shpifje ne syte e te gjitheve. BBC e pershkruan vendimin e komisionit si nje shuplake per budapestin, por relativisht te bute. Analistet mendojne se ky ishte me shume nje mesazh politik. Tre ceshtjet e evidentuara nga ekzekutivi i BE-se nuk ishin domosdoshmerisht ato me te rendesishmet, por treguan fushat ku komisioni mund te vertetonte se Hungaria ka shkelur legjislacionin e Bashkimit Europian.  

Top Channel