Faqja më e klikuar në botë

18/01/2012 12:50

Kur flitet për faqet e internetit më të vizituara në botë menjëherë të shkon mendja tek Google ose Facebook. Por, nuk janë këto më të klikuarat.

Më e vizituara është një faqe kineze interneti ku shiten bileta treni. Gazeta ‘Global Times’ publikon se faqja 12306.cn ka më shumë se 900 milionë vizita në ditë sipas Alexa-s, e specializuar në matjen e “trafikut” të internetit.

Në ditët e para të janarit, kjo faqe ka pasur më shumë klikime edhe se vetë Google apo Facebook. Që kur është hapur kjo faqe (më 28 dhjetor 2011) u pa se nuk mund të përballonte dot sasinë e vizitave që regjistronte dhe për këtë arsye ka pasur shumë probleme dhe ka punuar ngadalë, gjë që ka lënë të pakënaqur përdoruesit kinezë të internetit.

Online blihen 5-7 milionë bileta në ditë dhe ajo regjistron 11.55 milionë transaksione bankare çdo ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA