BB korrigjon shifrat

18/01/2012 00:00

Banka Botërore korrigjoi parashikimet duke ulur perspektiven e rritjes
ekonomike për këtë vit dhe atë pasardhes. Shkak i një lëvizjeje të tillë
është bërë kriza e monedhës së përbashkët dhe retë e pasigurisë që
vazhdojnë të mbulojnë Eurozonen.

Ne raportin e 6 mujorit, organizmi nderkombetar flet tani per rritje ne nivelin 2,5% ne nje kohe kur projeksionet e meparshme me optimiste e llogarisnin ne 3.6 %. Nëse kriza ekonomike do të ashpërsohet akoma me shume, parashikimet e zhvillimit ekonomike në vendet e industrializuara dhe ato ne ekspansion do të bien edhe më tepër se sa gjatë krizës se viteve 2008-2009. 2012-ta premton keshtu te jete nje vit i veshtire dhe sipas paralajmerimeve te bankes boterore, vendet ne zhvillim duhet te pergatiten per goditje te fuqishme.

“Rimekembja ka per te qene teper e ngadalte. do te duhen shume vjet perpara se te zhbehet demi i bere nga recesioni i madh dhe nga mungesa e ekuilibrave te periudhes se bum-it, perpara krizes. dhe do te duhen gjithashtu shume vjet per te ulur nivelin e papunesise”, thotë Hans Timmer, drejtor i programit te perspektivave te zhvillimit në Bankën Botërore.

Per kryekonomistin e Bankes Boterore Justin Yifu Lin, pershkallezimi i krizes nuk do te kurseje askend. Vendet ne zhvillim,- thote ai,- bejne mire te marrin masa sa jane akoma ne kohe. Ngadalesimi i rritjes, sic evidenton raporti, tashme eshte i dukshem ne tregtine globale dhe cmimet e mallrave. Renia e cmimit te ushqimeve me 14 % krahasuar me shkurtin 2011, kur mberriten pikun, eshte nga ana tjeter lajm i mire per vendet e varfra. Per Eurozone pritet nje kontraktim i rritjes ekonomike ne masen 0.3%.

Top Channel