Trent Arsenaut është një burrë 36-vjeçar amerikan nga Kalifornia, i cili ka 14 fëmijë, por është ende i virgjër. Ai funksionon si një bankë sperme: merr kërkesa nëpërmjet faqes së tij në internet, ku gjenden referencat dhe historia shëndetësore e familjes së tij, e më pas dërgon “porosinë” tek ata që paguajnë.
Deri tani, kjo formulë e ka bërë me 14 fëmijë në familje të ndryshme të San Franciskos (SHBA). Trent është shumë i përqendruar në “biznesin” e tij dhe ka rrëfyer në emisionin e Anderson Cooper në ‘CNN’ se ende nuk ka pasur asnjë marrëdhënie seksuale në jetë. Për t’i rënë shkurt, është një baba i virgjër.
“100% e energjisë time seksuale përqendrohet tek prodhimi i spermës për çiftet që nuk mund të kenë fëmijë. Nuk kam asnjë lloj aktiviteti tjetër. Jam i virgjër, por kam 14 fëmijë”, është shprehur Arsenaut.
Por, Agjensia e Mjekësisë Amerikane (FDA) ka më shumë se një vit që po e “persekuton” këtë burrë (e ka gjobitur edhe me 100 mijë dollarë) sepse nuk ka asnjë garanci që ai nuk po kalon sëmundje veneriane tek të tjerët dhe gjithashtu nuk mund të provohet që ai është i virgjër.
Top Channel