Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron padi gjyqësore kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët ushtruan dhunë ndaj protestuesve dhe deputeteve.
Deputetja e këtij subjekti politik Albulena Haxhiu tha se janë në përgatitje të dokumenteve të nevojshme në mënyrë që të ngrihet një numër i madh padish. Ajo shtoi se përvec konventave ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, policia ditën e 14 janarit shkeli edhe Kushtetuten e shtetit.
Kritikat ndaj policisë i vazhdoi deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Ai akuzoi policinë se brenda saj operojnë grupe jo formale të cilat reaguan dhunshëm në ditën e protestës.
I pyetur nëse do t’i përgjigjen thirrjeve të kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi për t’u ulur në një tavolinë negocimi Rexhepi tha se vetëm vendosja e reciprocitetit me Serbinë mund t’i zbrapsë nga protesta.
Jo vetëm Vetëvendosje, edhe organizata botërore Amnesty International dhe institucioni i Avokatit te Popullit në Kosovë dënuan dhunën e tepruar të Policisë së Kosovës kundër protestës së 14 janarit.
Ndërsa Amnesty Internation vlerëson se Policiae Kosovës shkeli standarted ndërkombëtare, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi e ka cilësuar si të pajustifikueshëm, jo proporcional dhe të panevojshëm intervenimine policisë në protestën e 14 janarit.
Top Channel