SHBA, ngrihen akuzat ndaj atentatorit të Obamës

17/01/2012 20:50

Një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u njoh zyrtarisht me akuzën e tentativës së vrasjes së Presidentit Barack Obama, pasi qëlloi me një armë ndaj Shtëpisë së Bardhë në nëntor 2011.

21-vjeçari Oscar Ortega-Hernandez, nga shteti i Idahos, përballet me 17 akuza të tjera, midis të cilave edhe dëmtimi i një godine qeveritare dhe sulm me armë vdekjeprurëse.

Një komision paraprak e përcaktoi atë si mendërisht të qëndrueshëm dhe të aftë për t’u përballur me gjyqin që do të fillojë së shpejti. Presidenti Obama dhe Zonja e Parë, Michelle, ishin në Kaliforni në kohën momentin e atentatit.

Ortega-Hernandez u arrestua disa ditë pasi të shtënat u regjistruan jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe që prej atëherë është mbajtur në izolim.

Ndonëse burimi i urrejtjes së tij ndaj Obamës është i paqartë, autoritetet pretendojnë se nga marrja në pyetje, nuk kanë arsye që të besojnë se i riu është motivuar nga motive racizmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA