Komiteti Ushtarak i NATO-s, i përbërë nga përfaqësuesit e vendeve
anëtare të Aleancës dhe Partneritetit për Paqe, do të mblidhet të
mërkurën në Bruksel për të diskutuar mbi situatën në Kosovë.

Sipas raportimeve të “REL”, në këtë takim do të marrin pjesë shefat e shtabeve të përgjithshme nga 67 vende, të cilët do të bisedojnë edhe për cështje të tjera, si ajo e Afganistanit.

Në sesionin për Kosovën të pranishëmve do t’u drejtohen komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Drews dhe shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac.

Vëmendja do të fokusohet tek situata në veri, pas protestës së 14 janarit, kur lëvizja Vetëvendosje tentoi të bllokonte hyrjen e kamionëve me mallra serbe.

Gjatë kësaj proteste agjentët e Policisë së Kosovës përdorën gaz lotësjellës dhe pompa uji për të shpërndarë aktivistët, të cilët nga ana e tyre denoncuan dhunën e ushtruar nga forcat e rendit.

Në samitin dyditor është parashikuar të mbahet edhe samiti NATO-Rusi, ku do të diskutohet mbi aktivitetet e përbashkëta për vitin 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA