Kryqëzori i fundosur, zbulohen 5 viktima të reja

17/01/2012 15:25

Pesë viktima të reja u gjetën nga polumbarët në kërkimet për të mbijetuar në kryeqëzorin e përmbysur pranë një ishulli italian.

Zbulimi i krye gjatë pasdites së të martës, ndërsa kërkimet për 24 persona të tjerë që mungojnë në apel po vazhdojnë. Autoritetet kanë paralajmëruar që ka shumë pak gjasa që midis të humburve të ketë ende persona në jetë. Në total, me gjashtë persona të konfirmuar më parë si të vdekur, numri i tyre shkon në 11 të tillë.

Kryqëzori “Costa Concordia” goditi një grup gurësh pranë bregdetit të ishullit italian të Xhilios dhe si rrjedhojë u fundos brenda pak orësh. Në momentin e aksidentit, në bord ndodheshin mbi 3 200 pasagjerë dhe më shumë se një mijë antarë të ekuipazhit.

Ndërkohë, ditën e martë, shtypi italian publikoi disa dokumenta që fajësojnë edhe më shumë kapitenin Francesco Schettino, i vendosur në akuzë pasi braktisi ndër të parët anijen e tij, pa i dhënë ndihmë pasagjerëve.

Sipas rrjetit televiziv “Mediaset”, pasi ishte identifikuar në bregdet nga forcat policore të ishullit që kishin shkuar për të asistuar ata që notuan deri në breg, atij iu kërkua që të rikthehej në bord, por kundërshtoi duke theksuar se prezenca e tij nuk ishte e nevojshme dhe se kishte dhënë të gjitha udhëzimet për vazhdimin e operacionit të shpëtimit.

Firma që operonte kryqëzorin me vlerë ndërtimi prej 450 milion dollarësh, ndërsa i kërkoi ndjesë të thellë të gjithë pasagjerëve dhe familjarëve të viktimave, shtoi në një komunikatë se aksidenti kishte ndodhur si pasojë e një gabimi njerëzor, pasi kapiteni kishte nxjerrë në mënyrë të paautorizuar dhe pa e kuptuar mjetin e tij nga kursi origjinal.

Kompania do të qëndrojë pranë kapitenit dhe do t’i ofrojmë të gjithë asistencën për të cilën ka nevojë, por fatkeqësisht, na duhet të pranojmë se për momentin, të gjitha faktet të bëjnë të besosh se mbytja është shkaktuar si pasojë e një gabimi njerëzor”, deklaroi drejtori i përgjithshëm drejtori i përgjithshëm i “Costa Crociere”, Pier Luigi Foschi.

Gjithashtu të martën, mediat franceze lajmëruan se të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave, kanë paraqitur zyrtarisht një padi në gjykatë, në kërkim të një dëmshpërblimi të majmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA