Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani
“Vepra me të cilën krenohet kryeministri Hashim Thaçi është ndërtuar edhe nga persona të kërkuar për krim të organizuar. Kamionët e kriminelit të shumëkërkuar Zvonko Veselinoviç kanë kontribuuar në ndërtimin e autostradës ‘Ibrahim Rugova”.
Kështu shkruan gazeta Koha Ditore në Prishtinë, në një artikull me titull “32 kamionët e Zvonko Veselinoviçit punuan në “Rrugën e Kombit”.
Këtë fakt e ka nxjerrë Prokuroria e Beogradit, e cila ka hapur hetimet mbi marrjen e jashtëligjshme të 32 kamionëve nga Zvonko Veselinoviç dhe dy persona të tjere.
Prokuroria serbe ka thënë për mediat se ka nisur hapja e hetimeve për marrjen në pronësi në mënyrë kriminale të 32 kamionëve, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e autostradës së parë kosovare. Sipas prokurorit, përveç Veselinoviçëve, të dyshuar për këtë janë edhe Milan Radojncic dhe Dragan Curcic.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës mohojnë të kenë njohuri për angazhimin e Zvonko Veselinoviçit me 32 kamionët në ndërtimin e autostradës.
“Kompania Bechtel & Enka është përgjegjëse për angazhimin e kompanive kontraktuese në ndërtimin e autostradës”, ka thënë Lah Nitaj, këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota.
Top Channel