Ilaçet fallco kundër malaries, rrezikojnë miliona jetë

17/01/2012 03:05

Cilësia fallco dhe e varfër e barnave kundër malaries po kërcënon përpjekjet për të vënë nën kontroll sëmundjen në Afrikë dhe përbën një rrezik për miliona jetë, bënë të ditur shkencëtarët, pas një ekzaminimi.

Ilaçet e falsifikuara mund të dëmtojnë pacientët dhe mund të nxitin rezistencën ndaj medikamenteve tek parazitët e malaries, paralajmëron një studim i financuar nga “Wellcome Trust”.

Malaria mendohet se vret rreth 800.000 njerëz në vit.

Disa nga tabletat fallco mendohet të kenë origjinën nga Kina.
Shkencëtarët ekzaminuan ilaçet e  rreme jashtë standardit, që u gjetën në shitje në 11 shtete Afrikane, mes viteve 2002 dhe 2010.

Ata zbuluan se ilaçet përmbanin një përzierje të gabuar nga përbërësit e duhur farmaceutike, të cilat fillimisht lehtësonin simptomat e malaries, por nuk e kuronin atë.

Disa nga përbërësit në tableta mund të shkaktojnë efekte anësore mjaft të rënda, sipas studimit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA