Prej mëngjesit të së martës, për 48 orë rresht, mediat greke heshtin.
Protesta e radhes së unioneve te shtypit ka filluar pikërisht ditën kur
përfaqësuesit e troikes vizitojne Athinen per te filluar negociatat më
të rendesishme me qeverine, ne menyre qe te vleresojne ne se do t’i
jepet apo jo Greqise paketa prej 130 miliard eurosh, e cila do ta
shpetoje ate nga falimentimi.

Pergjate dy viteve qe kriza e borxhit ka goditur vendin,”pushteti i katert” ka marre goditje fatale. Gazetat, revistat, kanalet televizive dhe radiofonike, grupmediat e medha te vendit, perballojne probleme kolosale ekonomike.

Mbi 4000 gazetare dhe teknike kane humbur vendet e punes prej vitit 2010. Dy gazeta historike jane mbyllur dhe pritet te mbyllen edhe disa te tjera, qe nga e majta prestigjioze “Eleftherotipia”, e cila ka bere kerkese per t’u perfshire ne nenin 99 te falimentimit, deri edhe tek faqja e perditshme e proqeveritares “Ethnos” apo dy gazetave me emer ne Selanik, Maqedonia dhe Agjelioforos.

700 vete hodhi ne rruge mbyllja e kanalit privat televiziv Alter disa muaj me pare,ndersa ne televizionin shteteror ka me se nje muaj e gjysme qe vazhdojne grevat per te kundershtuar reduktimet e rrogave qe arrijne deri ne masen 40 % dhe pushimin nga puna te me shume se 1000 gazetareve dhe teknikeve. Falimentimi dhe mbyllja e kanaleve televizive dhe gazetave ka sjelle edhe renien e madhe te xhiros, gati deri ne 50%, per kompanite e reklamave te cilat jane te detyruara te pushojne njerez nga puna per te mbijetuar. Unionet e gazetareve protestojne duke kerkuar te ndalohen pushimet nga puna,te nenshkruhen kontratat e reja te punes dhe t’i jepet fund goditjes qe po merr shtypi nga kriza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA