Fëmijët nuk mësojnë të flasin vetëm nga ato që dëgjojnë prej prindërve të tyre, por edhe nga leximi i buzëve.
Ky ishte përfundimi i një studimi të gjatë të Universitetit të Floridas, në SHBA. Sipas rezultateve, rreth moshës së gjashtë muajve, foshnjet zhvendosin vëmendjen nga një shikim i zakonshëm, në fokusimin në buzët e atyre që flasin.
Si rrjedhojë, ata mund të mësojnë fjalë nga njerëz që nuk kanë asnjë kontakt me ta, pasi duke ndjekur instiktin e tyre, do të përpiqen të imitojnë ato që duhet të thonë.
”Në mënyrë që të realizojë imitimin, fëmija duhet të kuptojë se çfarë forme duhet t’i japë buzëve të tij dhe ky është një proces jashtëzakonisht kompeks. Megithatë, ndodh edhe kështu”, deklaroi udhëheqësi i studimit, profesori David Lewkowicz.
Sipas studimit, është pikërisht muaji i gjashtë periudha kur fëmijët zhvendosin vëmendjen e tyre tek buzët e atyre që kanë përballë, ndërsa në moshën 1-vjeçare, rikthehen të përqendrohen tek fytyra, me përjashtim të rasteve kur dëgjojnë tinguj të pazakontë, si ata të një gjuhe të huaj.
”Është një zbulim intrigues, që tregon se në mënyrë të pavetëdijshme, fëmijët e dinë se çfarë kanë nevojë të bëjnë dhe dinë se çfarë është e rëndësishme për zhvillimin e tyre”, theksoi një pediatër infantil, i përfshirë në studim.
Top Channel