Europë, kriza përhapet

17/01/2012 00:00

Tregjet europiane kane reaguar pozitivisht pas fshikullimes se radhes
nga Standard and Poor`s, qe pak dite nga ulja e bonitetit te disa prej
ekonomive ne ze te Eurozones, zhvleresoi edhe vete fondin e Shpëtimit të
Bashkimit Europian, duke e zbritur na klasifikim nga vendi i pare i tre
A-ve, ne dy A+ .

Investitoret duket se e kane shperfillur kete levizje te Agjensise se Vleresimit te Riskut, duke u fokusuar me shume tek te dhenat e rritjes ekonomike, qe kane kapercyer pritshmerite. Reagimi i vaket i tregjeve, sipas eksperteve, i detyrohet deri diku edhe faktit qe kjo levizje nuk ishte e paparashikuar dhe vete Standard and Poor`s pranoi se nje vendim i tille kish qene i pashmangshem ne sfondin e uljes se besueshmerise se kreditimit per Francen dhe Austrine, dy nga garantuesit kryesore te Fondit.

“Tregjet e prisnin zhvleresimin e fondit te shpetimit pas uljes ne klasifikim qe i beri Standard and Poor`s shume vendeve europiane te premten. Keshtu qe kjo si levizje nuk pati ndonje ndikim te madh. Pastaj ka dhe nje faktor tjeter shume te rendesishem, zhvleresimi nuk e ka ngrire emetimin e borxhit te jashtem, per shkak se Franca dhe vende te tjera europiane kane paraqitur bono thesari me interes me te ulet sesa te atyre te tregtuara ne fund te vitit qe shkoi”, tha analisti Gregory Moore.

Megjithëse zhvlerësimi nuk ka patur ndikim të madh në tregje të henën, ato vete japin paralajmërime të mëtejshme për gjendjen e ekonomisë në Evropë. Kriza e kreditimit po përhapet përtej vendeve me borxhe të mëdha si Greqia, Italia, Spanja, Portugalia dhe Irlanda drejt ekonomive më të qendrueshme si Franca dhe Austria, cka nenkupton se situata qe lideret europiane po tentonin te shmangin, tani ka gjasa te ndodhe vertet.

Top Channel