Egjipt, nis mbrojtja e Mubarakut

17/01/2012 16:20

Avokatët e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, kanë nisur paraqitjen e argumentave të mbrojtjes, ndërsa gjyqi ndaj tij rinisi në Kajro.

Mubarak akuzohet për vrasjen e 840 personave dhe plagosjen e mijëra shtetasve të tjerë, gjatë protestave të janarit dhe shkurtit 2012, të cilat sollën edhe fundin e regjimit të tij autoritar.

Më parë, akuza ka kërkuar dënimin e tij me vdekje, çka ka sjellë edhe reagimin e disa vendeve të mëdha, si Franca e Rusia, që i kanë kërkuar gjykatës egjiptiane që të marrë në konsideratë moshën e thyer, problemet shëndetësore dhe profilin e të panderhurit, për të hedhur poshtë mundësinë e dënimit kapital.

Sipas mediave vendase, parashtrimi i argumentave mbrojtës pritet që të zgjasë tre ditë. Së bashku me Mubarak, dënimi me vdekje është kërkuar edhe ndaj Ministrit të tij të Brendshëm, Habib al-Adli dhe gjashtë drejtuesve të tjerë të policisë.

Dy djemtë e ish-presidentit, Gamal dhe Alaa, gjithashtu po përballen me procese paralele për akuza të korrupsionit.

Mubarak shoqërohet në seancat e gjyqit me barrelë dhe me një grup të specializuar mjekësh, ndërsa i është urdhëruar që të qëndrojë shtrirë, nga rreziku i ndonjë infarkti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA