Bie rritja ekonomike, Pekini ndërhyn

17/01/2012 00:00

Vlera e aksioneve europiane pësoi rritje, me indeksin Stoxx Europe 600
ne maksimumin e 5 muajve te fundit pas spekulimeve se ngadalesimi i
ekonomise kineze do te rrise pritshmerite per lehtesim te politikave
monetare.

Indekset amerikane dhe ato aziatike u ngriten gjithashtu. Te dhenat e fundit zyrtare treguan se ekonomia e Kines, e dyta me e madhe ne bote, pati ritmin me te ulet te rritjes ne dy vjet. Prodhimi i brendshem bruto llogaritej ne 8.9% tremujorin e fundit te 2011-tes, ndersa perpara tij ishte ne nivelin 9.1%. krahasuar me vitin 2010, GDP-ja kineze eshte 1.1% me pak. Analistet e tregut besojne se ekonomia e vendit do te ngadalesohet akoma me shume pergjate ketij viti.

“Ngadalesimi do te jete edhe me i thelle tremujorin e  pare te 2012-tes, dhe kjo per shkak te shtrengimit monetar. me vone gjate vitit mund te kete nje fare permiresimi”, tha Arjuna Mahendran, nga banka HSBC.

Kina ka patur nje prejt ritmeve me te larta te rritjes ekonomike keto vitet e fundit. megjithate, masat stimuluese te implementuara nga qeveria krijuan rrezikun e te ashtequajturave ‘flluska asetesh’, mbifryrje e cmimit per shkak te kerkeses se larte dhe tani Pekini po kerkon rruget per ta ngadalesuar butesisht rritjen ne nivele me te qendrueshme.

Masa te tilla perfshijne frenimin e huadhenies ne menyre qe te parandalohet mbinxehja e tregjeve te investimeve dhe pronave, si dhe shtrengimin e rezervave monetare. Megjithate, rritjen nuk e ka ndikuar vetem faktori i brendshem. Nje tjeter ze per ngadalesimin ka qene dhe tkurrja e eksporteve, pasoje e reduktimit te kerkeses nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

Top Channel