Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi deklaroi se do të jetë drejtësia ajo që do të japë përgjigjen se kush e ka shkelur ligjin më 14 janar.

“Ajo çka mund të them është se kryeministri i Republikës së Kosovës dje edhe njëherë ka dhënë mbështetje për Policinë e Kosovës në kuptimin e vendosjes së rendit dhe ligjit dhe njëkohësisht ka kërkuar hetim në rast të shkeljeve që kanë mundur të jenë dhe kjo nuk nënkupton që veprimet joligjore të dikujt do të justifikohen”, ka thënë Kuci në një konferencë për shtyp.  

Por duke iu referuar protestës së ardhshme të Vetëvendosjes më 22 janar, ai tha se qeveria është e  gatshme për takim dhe që të gjendet një zgjidhje brenda institucioneve.

Në lidhje me krahasimet që i bëhen kësaj situate me atë në veri të Kosovës, Kuçi arsyetoi se në veri janë rrethana të tjera.

“Atje kemi të bëjmë me një strukturë shtetërore të një shteti tjetër që bën agresion mbi Kosovën. Veprimet në veri kërkojnë ndoshta fuqinë shtetërore të Republikës së Kosovës, por kërkojnë edhe fuqinë e EULEX-it dhe të KFOR-it” , ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA