Një version i ri, tërësisht i panjohur dhe i pakurueshëm i tuberkulozit është duke u përhapur në Indi, duke vënë në alarm Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Të paktën 12 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e prekjes nga kjo sëmundje, ndërsa mjekët në spitalin e Mumbait, ku ata u trajtuan, shprehen të befasuar nga fakti që asnjë prej mjekimeve të njohura kundër tuberkulozit, përfshi edhe ato më eskremet, nuk funksionuan.
”Është një situatë shqetësuese”, u shpeh një ekspert i kësaj sëmundjeje mushkërish në OBSH. “Sa herë që shfaqet një problem i tillë, është e domodoshme që të gjejmë një zgjidhje përpara se të shndërrohet në një problem botëror”, shtoi ai.
Nuk është hera e parë që tuberkulozi rezistent ndaj mjekimeve të njohura është dokumentuar. Disa raste të tjera të lokalizuara u regjistruan në vitin 2003 në Itali dhe Iran.
Megjithatë, ekspertët e mjekësisë ndërkombëtare janë veçanërisht të shqetësuar nga shpërthimi i ri i një vatre të kësaj sëmundje në Indi dhe nga mundësia që e transmetimit të saj në vendeve të tjera.
Tuberkulozi ishte një sëmundje që konsiderohet gjerësisht si e pashërueshme deri në vitet 30-40 të shekullit të kaluar, kur u zbulua penicilina dhe antiobitikë të tjerë.
Aktualisht, HIV-Aids konsiderohet gabimisht si e vetmja sëmundje e pashërueshme, ndonëse është e vërtetë që nga këto lloj sëmundjesh, godet shumë më shpesh njerëzit se të tjerat.
Megjithatë, tuberkulozi, i cili përhapet edhe nëpërmjet ajrit, infekton çdo vit më shumë persona se HIV dhe nëse do të shndërrohet në një epidemi botërore të pakurueshme, mund të ketë pasoja të paimagjinueshme në planet.
Top Channel