Me armë në mbrojtje të pronës

16/01/2012 00:00

Banore te fshatit Luz i Madh kane nisur te organizohen duke patrulluar
rrugen hyrese ne fshat, si dhe rruget dytesore per te evituar grabitjet,
te cilat ne muajin dhjetor u bene te shpeshta.

Shfaqja me arme gjahu neper rruge e banoreve te revoltuar nga situate ka trembur disi grabitesit por gjendja nuk eshte qetesuar. Policia ka shtuar kontrollet ne zone dhe po heton imtesisht ne lidhje me ngjarjen, nderkohe qe jane marre ne pyetje edhe disa prej banoreve qe denoncuan ne media situaten alarmante.

Temperaturat e ulta te oreve te nates kane detyruar banoret qe te ndezin dhe zjarre te cilat pervecc te ngrohtit, sipas tyre sherbejne edhe per largimin e hajduteve nga fshati. Ne roje te pasurise se tyre, kryesisht gjese se gjalle qe eshte sulmuar nga hajdutet, fshataret kane shkrehur edhe arme ne ajer.

Qe nga muaji dhjetor ne kete fshat jane shfaqur grupe hajdutesh qe vjedhin gjene e gjalle, nga mbareshtimi i se ciles siguron jetesen i gjithe fshati. Nderkohe burime nga komisariati i policise se Kavajes bejne te ditur se gjate muajit janar nuk eshte regjistruar asnje vjedhje ne zone dhe se situata eshte vleresuar dhe do te kete prani me te shpeshte te forcave policore. Shqetesimi i banoreve i shprehur per Top Channel ka vene ne levizje blute e zones te cilet kane planifikuar patrullime te shpeshta ne kete fshat te perfshire nga pasiguria per pronen dhe jeten.
 

Bandat e armatosura terrorizojnë Luzin e Madh

Vetëm pak kilometra larg metropolit shqiptar, në Luz të Madh të Kavajës banorët përvec halleve të përditshme përballen me një situatë të pazakontë.

Grupe hajdutësh të armatosur e të maskuar veprojnë në zonë gjatë orëve të natës duke sulmuar stallat dhe  vjedhin gjënë e gjallë. Pasiguria për pronën dhe jetën ulet këmbëkryq në fshat sapo bie nata, ndërsa gjatë ditës të gjithë flasin si t’i bëjnë ballë situatës.

Banori Tahir Haka na tregoi ngjarjen e dy netëve më parë dhe si i mblodhi gëzhojat për t’ia dorëzuar inspektorit të policisë së zonës.

Shumica e familjeve në fshatin Luz i Madh sigurojnë jetesën nga blegtoria. Frika i ka pushtuar edhe ata që kanë vetëm një lopë, qumështin e së cilës e përdorin për konsum të përditshëm. I madh e i vogël bëjnë roje natën në mbrojtje të pronës që për ta është vetë jeta.

Më të moshuarit e fshatit thonë se situatë të ngjashme fshati nuk ka kaluar kurrë, madje as në 1997-n. Të gjithë ankohen, ngrenë zërin me shpresën se policia dhe prokuroria do të vihen në lëvizje dhe t’i shpëtojnë nga makthi që po kalojnë, në të kundërtën kërkojnë që vetë shteti t’i pajisë me armë dhe ata që nuk e kanë për të mbrojtur pronën dhe jetën.

Top Channel