Aksidenti i anijes së madhe turistike Costa Concordia në brigjet e
Toscana-s, përveç dramës njerëzore që solli me vete, po krijon shqetësim
të madh edhe për rrezikun e ndotjes së mjedisit.
Ngjarja ka ndodhur ne brendesi te parkut te Arqipelagut Toskan, parku detar me i madh ne Europe dhe nje nga me te njohurit e met te vyerit ne bote. Behet e ditur se ne çisternat e anijes, e cila tanime eshte krejtesisht e anuar, ka rreth 2.300 ton gazol.
Ne afersi te saj jane ne gadishmeri kater mjete te posaçme per te nderhyre ne rast derdhjeje te karburantit. Ne vend kane mberritur nje grup specialistesh hollandeze per te studiuar menyren se si çisternat e anijes do te zbrazen. Frika eshte se mos kushtet e motit ndryshojne dhe nje ere e forte mund te spostoje anijen duke shkaktuar keshtu nje katastrofe per mjedisin.
Sipas specialisteve anija eshte krejtesisht e pariparueshme dhe kompania duhet te heqe reliktin ka shume mundesi duke e ndare ne disa pjese. Do te ishte gati i pamundur spostuar nje anijeje 290 metra te gjate e me nje peshe prej 114 mije ton e gjysme. 114.500. Mendohet qe anija eshte siguruar per rreth peseqind milione euro, por kjo shume nuk perfshin demshperblimin per pasagjeret dhe ekuipazhin, qe mund te arrije deri ne 40 milione euro dhe shpenzimet per heqjen e reliktit.
Itali, anija, gjendet kufoma e gjashtë
Është gjetur një tjetër kufomë në anijen turistike Costa Concordia, e cila u mbyt natën e të premtes në afërsi të brigjeve të Toskanës.
Trupi i pajetë i burrit është gjetur nga zjarrfikësit të cilët kanë vazhduar kërkimet gjatë gjithë natës. Në këtë mënyrë shkon në gjashtë numri i personave që kanë humbur jetën në këtë tragjedi.
Kufoma gjendej në një zonë të anijes që nuk ishte përmbytur. ‘Ansa’ bën të ditur se personi ishte një pasagjer.
Në Costa Concordia rezultojnë të kenë qenë edhe dy shtetas shqiptarë. Ka shumë mundësi që ata të jenë mes pasagjerëve që kanë dalë në kohë nga anija, sepse shumica e personave që rezultojnë të zhdukur janë anëtarë të ekuipazhit, kryesisht kinezë dhe filipinas që duket se ndodheshin në zonat e shërbimit si lavanderia.
Top Channel