Nëse jeni ngushtë me paratë nuk do të thotë patjetër që duhet të hiqni dorë nga makina që ëndërroni, por duhet të kërkoni një alternativë që do iu kënaqë me një çmim më të ulët.

Ja një listë e publikuar nga ‘Popular Automechanics’ me makina të mrekullueshme që kushtojnë më pak.

Nëse nuk mund të blesh një Audi A7, bli një Volkswagen Passat CC.

Kjo gjë bën që të kurseni gjysmën e parave dhe për më tepër hapësira brenda makinave është shumë e ngjashme.

Audi A7 – 60 mijë euro; Volkswagen Passat CC – 30 mijë euro

Nëse nuk mund të blesh një Land Rover Range Rover, bli një Jeep Grand Cherokee.

Bota e makinave 4×4 është dominuar vitet e fundit nga markat Land Rover dhe Jeep. Land Rover ofron luksin, por nga ana mekanike Jeep është i njëjtë.

Land Rover Range Rover – 110 mijë euro; Jeep Grand Cherokee – 60 mijë euro

Nëse nuk mund të blesh një Ferrari 458 Italia Spyder, bli një Lotus Elise SC.

Nuk mund të krahasohet shpejtësia e një Ferrari me një Lotus, por nëse doni të kënaqeni në timon dhe jo të fitoni gara duhet të zgjidhni Lotus-in duke kursyer edhe para dhe jo pak, por rreth 200 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA