Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kërkon nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga që të vendosë dialog mes partive politike. Pas mbledhjes së kryesisë kryeparlamentari kosovar i cili vjen nga partia e kryeministrit Thaci, nuk deshi të komentojë shumë lidhur me protestat e 14janarit e as për arrestimin dhe rrahjen e nënkryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Kërkoj nga presidentja e vendit që të ushtrojë detyrat e saj kushtetuese për të vendosur një dialog mes subjekteve politike në Kosovë. Qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës kanë obligim debatin për zhvillimet e ardhshme nëpër institucione dhe mendoj që përgjegjësia e presidentes është që të vendosë një komunikim mes subjekteve politike parlamentare dhe joparlamentare”, deklaroi zoti Krasniqi.

Krasniqi ftoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje që debatin për reciprocitet me Serbinë ta sjellë në Kuvend dhe jo në rrugë. I nxitur nga pyetjet e gazetarëve, kryeparlamentari kosovar megjithatë shprehu keqardhje për reagimin e policisë ndaj deputetit Konjufca.

Nga ana tjetër, kryeministri Hashim Thaci nëpërmjet një deklarate për shtyp kërkoi nga inspektorati policor që të analizoje aksionin e policisë dhe të saktësoj se a ka pasur tejkalim të përdorimit të mjeteve dhe metodave për zbatimin e operacionit për garantimin e lëvizjes së lirë gjatë protestës.

“Në rast se konstatohet se ka pasur shmangie nga respektimi i procedurave, keqpërdorim të autorizimeve, përdorim të tepruar të forcës policore, atëherë organet e pavarura dhe kompetente do të marrin masa përkatëse disiplinore në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në njoftimine kryeministrit Thaci.

Zoti Thaci ka arsyetuar veprimet e policisë, e cila sipas tij ka publikuar planin e saj shumë më herët madje të njëjtin plan paraprakisht ia ka sqaruar edhe atyre që kanë organizuar protestën. Sipas kryeministrit policia ka përdorur mjetet e lejuara sipas ligjit dhe standardeve më demokratike për shpërndarjen e protestuesve dhe zhbllokimin e rrugëve.

Është Ministria e Brendshme ajo që ka njoftuar se Inspektorati Policor i Kosovës është dukepërgatitur një raport për aksionin policor te 14 janarit.

“Në rast se gjatë këtyrevlerësimeve vërehet ndonjë tejkalim i autorizimeve policore, atëherë merrenmasa konform Ligjit mbi Policinë dhe parimeve dhe procedurave të brendshme tëPolicisë së Kosovës”  thuhet në njofitmine ministrisë kosovare të punëve të brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA