Qindra pjesëtarë të shoqërisë civile protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata kanë dënuar dhunën brutale të Policisë së Kosovës të ushtruar ndaj aktivistëve të Vetëvendosjesdhe qytetarëve diten e shtunën.

Protestuesit kanë shprehur shqetësimin me qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare, që sipas tyre po legjitimon dhunën e shtetit ndaj qytetarëve.

Teksa protesta po vazhdonte nga selia e qeverisë doli zv/kryeministri Begjet Pacolli.

Protesta e thirrur nga shoqëria civile vazhdoi për rreth dy orë.

Mes të tjerash protestuesit brohoritnin me parulla kundër saj, duke e përkrahur protestën e VV-së dhe duke dënuar dhunën e policisë.

“Sot kemi dalë të protestojmë kundra dhunës që është ushtruar nga policia, e urdhëruar nga qeveria dhe të kërkojmë përgjejgësi politike, ekzekutive nga ana e qeverisë së Kosvës për protestën e 14 janarit”  tha Pertrit Zogaj nga Organizata “FOL”. 

Protesta e së hënës u organizua nga rreth 25 OJQ kosovare.

Duke e quajtur qeverinë e Kosovës “qeveri policore”, protestuesit mes të tjerash kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe të kryeministrit, Hashim Thaci.
 

Policia e Kosovës ka kryer të paktën tri vepra penale të dënueshme me
ligj gjatë operacionit të saj në protestën e 14 janarit në Prishtinë. 

y është vlerësimi i njohësve të cështjeve ligjore lidhur me këtë cështje. Duke iu referuar Kodit Penal të Kosovës, avokati Tomë Gashi tha se nga ajo që është parë në ekran,  janë kryer veprat penale, keqtrajtim dhe fyerje e personave, vepra penale e lëndimit të lehtë trupor dhe ajo e burgosjes së paligjshme. Kjo e fundit lidhet me rastin e arrestimit të nënkryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për të cilin Gashi thotë se policia tejkaloi kompetencat e saj.

“Për të gjitha këto vepra penale parashikohen dënime rigoroze dhe pjesëtarët e policisë të cilët mund të identifikohen, në rast se gjykata i shpall fajtorë mund të dënohen me disa vite burg. Protesta ka qenë krejtësisht paqësore, deputetët kanë qenë të ulur. Nuk ka patur asnjë arsye ligjore për arrestimin e tyre dhe këtë më së miri e thotë vetë policia e cila pas 6 orësh, të gjithë deputetët e Kuvendit, përfshirë edhe nën/kryetarin e Kuvendit të Kosovës, i ka liruar. Mendoj se vetëm ky fakt tregon se ka qenë shkelje drastike e të drejtave të njeriut, por edhe e të drejtave të deputetëve të cilët nuk duhet të arrestoheshin”, thotë avokati Tomë Gashi.

Por as këto deklarata e as pamjet televizive prokuroria kosovare duket se nuk do t’i marrë parasysh. Nëpërmjet postës elektronike Prokuroria e Shtetit njoftoi se nuk po bëhen hetime kundër pjesëtarëve të policisë, por kundër protestuesve të cilët penguan personat zyrtarë në kryerjen e detyrës.

“Tani Prokuroria Komunale në Prishtinë është duke hetuar kallëzimin penal kundër pjesëmarrësve në protestë, në veprimet e së cilëve dyshohet se ka elemente të veprës penale. Ndërkaq, deri më tani nuk kemi pranuar asnjë kallëzim penal kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, lidhur me protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo nëse prokurorisë i vijnë të dhëna apo pas shqyrtimit të raporteve, prokuroria vlerëson se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë tejkaluar autorizimet dhe në veprimet e tyre ka elemente të ndonjë vepre penale, do të hetohen të gjithë të dyshuarit nga prokuroria dhe çdo kush do të përgjigjet për veprat e kryera”,  deklaron prokuroria kosovare.

Kryeprokurori i prokurorisë komunale në Prishtinë, Haki Gecaj nëpërmjet telefonit tha se në bazë të kallëzimit penal të ngritur nga policia, prokuroria ka gjetur elemente të veprës penale, pengim në kryerjene detyrës zyrtare dhe është kërkuar nga gjykata që për 9 të arrestuarit të caktoj masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA