
Një ditë më parë Top Channel bëri publike shqetësimet e qytetarëve
lidhur me dëmet që pësojnë automjetet nga cilësia e keqe e karburanteve.
Sipas ligjit, cilësia e karburanteve në treg kontrollohet nga Inspektoriati Qendror Teknik, ku ndodhet edhe një laborator i specializuar, që analizon përmbajtjen e squfurit dhe komponentëve të tjerë përbërës të karburanteve, që në momentin kur ato mbërrijnë nga importi e deri tek pikat e shitjes.
Kryeinspektor Ardian Alushi thote se testet e vazhdueshme laboratorike tregojnë përmiresimin e cilësise së karburanteve.
“Nga sondazhi që kemi bërë në 2011, kemi marrë 7000 kampione. Kemi patur një tendencë në përmirësim, që e shprehur në përqindje kjo ka qenë te 92%. Kemi patur shumë pak subjekte me devijim nga standardi, që mund të kenë qenë në përmbajtjen e squfurit. Për vitin 2012 ne kemi nisur me kontrollin e tregut. Nga sondazhi që kemi bërë ne për javën që ka kaluar kemi marrë 190 kampione nga karburantet në sektorin 1, ku përfshihet Tirana, Durrës, Elbasani dhe vetëm 5 raste jane me devijim nga standardi”, thotë Alushi.
Zoti Alushi thotë se shperndaresit qe tregtojne karburante me cilesi te dobet jane gjobitur, por ai nuk pranon të bëjë publike emrat e këtyre kompanive. Ne Shqiperi eshte praktike qe kompanite qe mashtrojne konsumatorin mbahen sekret nga autoritetet shteterore, ndryshe nga c’ndodh ne vendet e perendimit, ku sipermarresit qe prekenin interesat e konsumatoreve denoncohen edhe publikisht.
Shqetesimet e qytetareve i mbrojten edhe mekaniket e serviseve, te cilet thane se shumica e rasteve, kur makinat kane nevoje per nderhyrje, vjen nga cilesia e dobet e karburantit.
Top Channel