“Muzika” që vë në gjumë fëmijët

16/01/2012 11:45

Mathew Nifield është një baba i ri që ka dy fëmijë binjakë dhe ka përdorur imagjinatën për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të vegjëlit të bien në gjumë në të njëjtën kohë dhe ai vetë të ketë disa momente qetësie.

Zgjidhja ka të bëjë me disa tinguj të veçantë që nuk janë muzikorë, por regjistrime të diçkaje që njihet si “zhurma e bardhë” dhe funksionon më së miri.

Këto zhurma “të veçanta” nuk janë gjë tjetër veçse ajo që ne dëgjojmë gjithmonë rreth e rrotull në momente qetësie. Është zhurma e erës, e shiut që bie mbi çatitë e shtëpive apo e dallgëve të detit.

Gjithashtu amerikani e ka kthyer këtë zgjidhje të tijën në një aplikacion për iPhone dhe iPad për të ndihmuar edhe prindërit e tjerë.

Aplikacioni që quhet White Noise Ambiance ka pasur aq shumë sukses sa Nifield fiton rreth 72 mijë euro në vit nga shkarkimet në internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA