Serbët e Kosovës që janë pjesë e Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes të udhëhequr nga ish ministri i jashtëm, Vuk Drashkovic, kanë kërkuar që Serbia të pranoj planin e Ahtisarit që nuk ka të bëjë me statusin si një bazë e bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas tyre, Serbia është duke harruar serbët në jug dhe serbët atje nuk duan të jenë pjesë e një dëbimi të ri për shkak të qëndrimeve të shtetit. Këshilli për Kosovën i kësaj partie ka deklaruar se serbët në jug janë më shumë se sa serbët në katër komunat e veriut dhe në jug ekzistojnë më shumë objekte të trashëgimisë kulturore se sa në pjesët veriore.
Ata kanë kërkuar nga mediat që të mos fshihet përmbajtja e planit të Ahtisarit pasi kjo nuk është në dobi të serbëve. Ata kanë kërkuar të ndryshojë politika e barrikadave dhe referendumeve të paralajmëruara që e kthejnë vendin në vitet ’90-të.
Në qarqet politike serbe ka pasur ide që në bisedimet me Kosovën të ketë disa pika që thuhen edhe në planin e Ahtisarit e që sugjeronte pavarësi, por që këto të shkruhen në një dokument të ri.
Top Channel