Një 30-vjeçar përfundoi në faqet e gazetave britanike për dy arsye, e para se është bërë gjyshi më i ri në historinë e vendit dhe e dyta, pasi është braktisur nga gruaja e tij pasi nuk është në gjendje të kujdeset si prind për vajzën që është bërë për vete nënë.
Shem Devis, nga Uellsi dhe partnerja e tij, Kelly, lindën një vajzë kur të dy ishin në moshën 15-vjeçare. E bija, u bë gjithashtu nënë në të njëjtën moshë përpara një jave.
Pavarësisht gëzimit për lindjen e një mbese, partnerja i kërkoi ndarjen, pasi ishte një prind i paaftë prej alkoolit të tepruar që konsumonte.
Megjithatë, nëse edhe e bija e tyre do të respektojë “traditën” e familjes, atëherë Kelly dhe Devis mund të bashkohen përjetësisht nga një tjetër rekord, këtë herë praktikisht i pathyeshëm, i të qënit stërgjysh që në të 40-tat e tyre.
Top Channel