A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Nëse dëshironi një rritje page, mund ta arrini lehtë… duke shkuar në palestër. Mund të duket një zgjidhje e çuditshme, por ky është përfundimi i një studimi të një universiteti amerikan.
Midis 12 mijë të anketuarve, gjysma e të cilëve stërviten rregullisht në palestër dhe pjesa tjetër kryejnë një jetë sedentare.
Për të mos krijuar një vlerësim të zhdrejtë, u anketuan njerëz që kryejnë të njëjtën pozicion pune dhe rezultatet treguan se ata që stërviten rregullisht dhe kanë një trup në formë kanë një pagë 9% më të lartë se pjesa tjetër.
Jo vetëm palestra, por edhe ushtrime më pak të mundimshme, përfshi ecjen e përditshme, kanë një efekt pozitiv në të ardhurat individuale, tregoi studimi.
Megjithatë, një “diskriminim” i tillë nuk vjen për arsye psikologjike ose të paktën nuk është pasja e trupit në formë arsyeja primare e këtij suksesi. Studimi gjeti një lidhje të qartë midis aktivitetit fizik dhe rendimentit në punë, që rritet dhe ulet në mënyrë të njëtrajtshme”.
Top Channel