Virozat, 13 mijë të prekur në javë

14/01/2012 00:00

13 mijë persona rezultojnë të prekur nga virozat e gripit çdo javë në
gjithë vendin. Rreth 40% e të prekurve janë fëmijë dhe një pjesë e tyre
kanë patur ndërlikime.

Pediatri Xhemal Pepushi na thote se shenjat e femijeve jane me dhimbje fyti, temperature, probleme te aparatit respirator dhe shpesh diarre.

“Deri tani nga rastet që kemi shumica e tyre vijnë me ndërlikime të aparatit respirator. Shumica e tyre kërkojnë ekzaminim radiologjik”, thotë Peposhi.

Mjeket shprehen se nje pjese e rasteve e femijeve kane patur nderlikime, ndaj duhet qe prinderit t’i vizitojne ne menyre te rregullt femijet.

“Ambienti duhet të jetë më ajër të bollshëm, prindërit të përpiqen që t’i mbajnë në shtëpi dhe të mos i cojnë në cerdhe sa të kalojë faza e epidemisë”, thotë Peposhi.

Prinderit duhet te tregojne kujdes ndaj simptomave te virozave qe kane femijet e tyre, pasi te pakten një e katerta e femijeve, qe jane vizituar thote doktor Peposhi jane derguar per shtrim në spital.

Top Channel