Klima, nuk mjafton luftimi i CO2-shit

14/01/2012 00:00

Edhe metani, përvec anidridit karbonik (CO2), duhet të jetë objektiv i
politikave të kontrastit ndaj ngrohjes globale, për të siguruar në një
kohë sa më të shkurtër rezultate të dukshme për jetën e njeriut.

Kështu thotë një studim i publikuar në revistën “Science”, pjesë e të cilit ka qenë edhe Joint Research Centre nga Ispra.

“Reduktimi i CO2-shit mbetet një element thelbësor, por nuk është i mjaftueshëm për të pasur rezultate në afate të shkurtra, sepse kërkon dekada për t’u larguar nga atmosfera”, tregon studimi.

Ndërkohë, një studim tjetër ka treguar se ndryshimet e klimës do të sjellin stina gjithnjë e më të ftohta dimri në hemisferën veriore, përkatësisht në veri të Evropës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.

Studimi i publikuar nga revista “Environmental Research Letters” thotë se janë pikërisht stinët jashtëzakonisht të nxehta të verës në Arktik që ftohin klimën.

Këta faktorë në fakt kanë sjellë një rritje të lagështirës në hemisferën veriore, që i ka dhënë jetë reshjeve më të dendura të dëborës.

Top Channel