Mbështetësit e lëvizjes Vetëvendosja që u nisen nga Tirana për të mbështetur aksionin në pikat e kalimit kufitar me Serbinë, kanë vijuar rrugëtimin e tyre jo pa peripeci.

Autobusët janë ndalur në pikën e kalimit kufitar shqiptar për 30 minuta. Gazetarët që ndiqnin autobusët janë dëbuar me forcë nga ana e policisë e cila ka kontrolluar me imtësi dy mjetet.

Më pas autobusët kanë lëvizur në drejtim të pikës kosovare të kalimit të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe aty ata janë ndalur nga policia kosovare dhe vonesa është justifikuar me bllokimin e sistemit kompjuterik të doganës.

Pas kontrolleve të imtësishme nga ana e policisë dhe pas verifikimit të listës së emrave të personave. Të gjithë mbështetësit e Vetëvendosjes janë zbritur në tokë dhe janë mbajtur për tre orë aty.

Kjo ka shkaktuar reagimin e të rinjeve që kanë nisur të këndojnë dhe brohorasin me flamuj nëpër duar. Policët kosovare kanë përdorur edhe sprajt për të qetësuar turmën e revoltuar nga pengimi i rrugëtimit të tyre.

Policët kosovarë kanë zënë rrugën sapo mbështetësit e Vetëvendosjes kaluan pikën e kalimit kufitar. Turma dhe policët qendruan përballë në rrugë për një kohë të gjatë.

“Në pikën shqiptare mbaruam punë për 5 minuta, këtu filluan një sërë kërkesash. Së pari thanë që nuk punon sistemi kompjuterik, ne shqiptarët e kemi shumë të njohur këtë arsye, e përdor shpesh dogana greke, më pas kërkuan një listë me dokumenta, vazhduan me një kërkesë tjetër, që kjo të ishte më formale, e plotësuam dhe atë kërkesë. U afruam në pikën kufitare dhe na thanë që të kthehemi pas pasi makina nuk ka një dokument. Ne zbritëm nga autobusët dhe u përleshëm me policinë, që përdorën dhe sprajtët ndaj nesh”, u shpreh Gentian Sala, mbështetës Vetëvendosjes.   

Mbështetësit e Vetëvendosjes kanë qendruar për orë të tëra në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë të vendosur për të kaluar në Kosovë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA