
India është vendi që regjistron numrin më të lartë të rasteve të tuberkulozit në botë, sëmundje që shkakton jo pak, por 1 mijë të vdekur cdo ditë në vendin e madh aziatik.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, në javët e fundit, mjekët dhe shkencëtarët kanë zbuluar një variant të ri të bakterit që shkakton këtë sëmundje. Bëhet fjalë për TDR-TB, bakter i aftë t’i rezistojë të gjitha llojëve farmaceutike të njohura që luftojnë tuberkulozin.
Pikërisht për këtë ai është emërtuar me TDR (totally drug resistant), e përkhtyer në shqip, rezisten ndaj të gjitha barnave farmaceutike që luftojnë tuberkulozin.
Me këtë bakter janë diagnostikuar deri më tani të paktën 12 persona në Mumbai. Mjekët indiane thonë se bakteri u reziston si barnave të quajtura “barna të linjës së parë”, sic janë rifampicina dhe isoniacidi, por dhe barnave më të forta të linjës së dytë. Kjo, thotë Zarir Uduadia nga Hinduja National Spital, e bën faktikisht bakterin vdekjeprurës, pa kurë. Tre prej personave të diagonstikuar me këtë sëmundje kanë vdekur, ndërkohë që tek nëntë rastet e tjera të identifikuara, gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e përkeqësohet.
Bakteri që shkakton sëmundjen e tuberkulozës, Mycobacterium tuberculosis u identifikua në vitin 1882 nga Robert Koch. Por në fakt bëhet fjalë për një sëmundje të lindur që me lindjen e njerëzimit. Mbetjet skeletore, që datojnë 3000-2400 vjet më parë, tregojnë, sipas antropologëve, biologëve dhe mjekëve se njeriu është prekur nga kjo sëmundje që në lashtësi. Megjithatë, ajo që duhet të shqetësojë aktualisht është mungesa e një kure që të zhdukë përgjithmonë këtë sëmundje, që cdo vit vret të paktën 2 milion njerëz në të gjithë botën.
Top Channel