Nudo nën helmetën e ushtrisë

13/01/2012 19:50

Imazhi e pesë ushtareve femra, pjesë e ushtrisë izraelite krejtësisht të zhveshura nën helmetën ushtarake dhe pajimeve të tjera të detyrës po bëjnë xhiron në internet.

Fotoja është shkrepur brenda një baze ushtarake izraelite dhe ushtaraket mbajnë veshur vetëm helmetën dhe brezoret me municione.

Imazhi ka përcarë opinionin publik në Izrael në pro dhe kundër; nga njëra anë pjesa “më e moralshme e shoqërisë”, që e quan foton si veprim të turpshëm të ushtareve, dhe nga ana tjetër “entuziastët”, sipas të cilëve fotoja tregon një imazh “hareje” për Izraelin.

Ndërkohë, vetë autoritetet ushtarake kanë dënuar foton. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se do të nisë një hetim dhe do të merren masat e nevojshme disiplinore ndaj vajzave ushtarake në foton në fjalë.

FOTO GALERI
1/1
Nudo nën helmetën e ushtrisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA