Dita e tersit, sot e premtja e mallkuar

13/01/2012 12:35

Të gjithë ata që po u shkojnë gjërat ters ditën e sotme, duhet të qetësohen dhe të presin të ndërrohet data në kalendar… është e premte 13.

I konsideruar si kombinimi më i keq për të gjithë supersticiozët, kjo ditë vlerësohet si dita që të sjell më shumë fat të keq.

Sikur të mos mjaftojë vetëm kaq, e premtja 13 do të përsëritet edhe dy herë të tjera gjatë vitit, një fenomen që ndodh tre herë gjatë vitit shumë rrallë.

Megjithatë, lajmi i mirë për të gjithë është që pas 2012-s, fenomeni nuk do të ndodhë më deri në 2026.

E premtja e mallkuar është një bestytëni kristiane, e cila vjen nga fakti që dita kur Krishti u kryqëzua ishte e premte, ndërsa ai që tradhëtoi ishte Juda, i 13-ti midis dishepujve të tij.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 milion persona në të gjithë botën ndikohen shumë nga kjo ditë dhe preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Frika nga e premjta e mallkuar është një fobi, e cila nga greqishtja quhet paraskevidekatriaphobia. Data 13 dhe e premtja konsiderohen secila si ters, por kur bashkohen, kombinimi është “katastrofik”. Nëpër disa linja aeronautike, prej kohësh radha 13 nuk figuron më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA