Në 53 vite histori është veshur si astronaute, arkitekte, mjeke, madje edhe presidente. Por tashmë një lëvizje e gjerë online, nëpër rrjetet sociale i kërkon kukullës më të famshme në botë “Barbie”, të ndryshojë “pikën” e saj më të fortë: të heqë flokët për të luftuar kancerin.
Kukulla e re, sipas lëvizjes online duhet të jetë pa flokë, kushtuar fëmijëve të prekur nga tumori që kanë humbur flokët për shkak të kurave onkologjike. Lëvizja, e lindur pak orë para ndërrimit të viteve në rrjetin social Facebook, sot numëron mbi 50 mijë mbështetës.
Lëvizja është krijuar nga dy femra, të njohura nëpër forumet anti-tumor në internet. Bëhet fjalë për Rebecca Sypin, 32 vjec me profesion mësuese në Lancaster në Kaliforni, vajza 12-vjecare e së cilës është e prekur nga leuçemia, dje Jane Bingham, 41 vje nga Nju Xhersi, e cila prej kohësh kryen një terapi për kurimin e një forme të kancerit.
Dy nismëtaret e lëvizjes u kanë dërguar disa letra kompanisë “La Mattel”, e cila prodhon kukullat Barbie, por reagimi i tyre ka qenë se “nuk pranojnë ide nga burime jashtë kompanisë”.
Top Channel