Deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic ka kërkuar falje për veprimet e xhandarmërisë serbe në Kosovë.

“Kërkoj falje për cdo viktimë të shkaktuar serbët. Është dicka që më mundon shumë”, ka deklaruar Trajkovic në një prononcim për KTV.

Ata që humbën jetën s’mund t’i ngjallim, ka thënë ajo, por mund të punojmë që asnjë fëmijë të mos preket dhe shkelet vetëm sepse është i një kombësie tjetër.

Më tej, Trajkovic ka komentuar edhe opsionin e referendumit të kryetarëve ilegalë të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke u shprehur kundër tij.

“Referendumi është kthyer në një problem konkret, që për mendimin tim zvogëlon gjasat e Serbisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka nënvizuar Trajkovic.

Ndërsa duke komentuar deklaratën e presidentit Tadic nga manastiri i decanit, deputetja ka vlerësuar se do të kishte qenë një sinjal negativ për Tadic nëse nuk do t’u ishte përgjigjur gazetarëve.

“Kjo do të dëmtonte imazhin e tij si politikan, duke pasur parasysh faktin që shteti serb është para zgjedhjeve”, ka shtuar më tej Trajkovic.

Të ashtuquajturit delegatë të kuvendeve komunale të veriut të Kosovës votuan vitin e kaluar për mbajtjen e referendumit në të cilin qytetarët serbë do të vendosin nëse duan t’i pranojnë ose jo institucionet e Kosovës.

Një lajm i tillë nuk u prit mirë nga Beogradi, e në vecanti nga vetë presidenti serb Boris Tadic, i cili kritikoi serbët e veriut duke thënë se referendumi vetëm sa do të rëndojë më tej situatën.

Gjithashtu, kundër referendumit janë shprehur edhe zyrtarë të tjerë serbë, të cilët sugjerojnë se e gjithë bota e di se serbët e Kosovës nuk do t’i pranojnë kurrë institucionet e Prishtinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA