Ibrahim Makolli, Ministri i Diasporës i Qeverisë së Kosovës, nuk ka arritur të futet në histori si zyrtari i parë i lartë kosovar që ka kaluar kufirin Kosovë-Serbi.

Tentativa e tij për të vizituar Luginën e Preshevës ka dështuar në zonën neutrale të pikëkalimeve kufitare. Në një parkim veturash me në sobë që ngrohej me dru janë takuar shqiptarët e dy anëve të kufirit.

Riza Halimi, deputet në Kuvendin e Serbisë dhe kryebashkiau i Bujanocit, Shaip Kamberi, kanë biseduar për problemet e shqiptarëve në pritje të një përgjigjeje nga Ministria e Punëve të brendshme serbe.

Përmes telefonit, Beogradi ka thënë se nuk ka marrëveshje për vizita ministrore, ndërkaq për mediat serbe është ironizuar situata. Sipas tyre, Makolli nuk ka nevojë për leje pasi është nga Kosova, rrjedhimisht shtetas i Serbisë dhe mund të lëvizë. Por, për të dhe liderët e Luginës Serbia ngelet ajo e vjetra.

”Nuk u zbatuan marrëveshjet e arritura dhe nuk u lejua një zyrtar i lartë kosovar që të hyjë në vend. Mjerisht, edhe këtë herë nuk patëm përgjigje dhe mirëkuptim pozitiv nga Serbia. Ky është një skandal politik, ndryshe nga kam si ta quaj”, u shpreh Halimi.

”Kemi lajmëruar ndërkombëtarët për këtë takim. Refuzimi i hyrjes sime nga Serbia tregon qartë se cila është ajo palë që nuk dëshiron përmirëëim të marrëdhënieve. Serbia, nuk po mundet të shkëpurtet në asnjë formë nga e shkura. Përsa i përket takimit në fjalë, besohej se do të kemi kohë dhe për të biseduar”, theksoi Makolli.

Makolli nuk ka dhënë përgjigje konkrete për reagimin që do të ketë Qeveria e Kosovës për kërkesat e zyrtarëve serb si ajo e fundit e presidentit Boris Tadic. Në Bujanoc, ku pritej të ndodhte vizita e parë e Ministrit Kosovar kanë qenë skeptik që kjo do të ndodhte. Megjithatë, shqiptarët kanë qenë të gatshëm për një pritje të mirë.

”Zyrtarët serbë hyjnë në Kosovë pa pengesa, sa dhe si të duan. Presheva ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahje”, u shpreh një qytetar vendas.

Nga ana tjetër, simbolikisht, Ministrin do ta prisnin edhe uniformat ushtarake. Ushtria Serbe vendoste tendat për manifestimin e Vitit të Ri serb me kalendarin e vjetër ortodoks që festohet me 13 janar.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës i vizitojnë rrallë përfaqësuesit e Shqipërisë, ndërsa ata të Kosovës nuk ia kanë arritur dhe figurativisht përballen më rënie të mureve kufitare. Lëvizja e lirë nga ka lehtësuar lëvizjen drejt Serbisë, por në gjuhën mjekësore ka pasur edhe shumë efekte anësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA