Reagime të medha në opinionin publik të vendit ka shkaktuar në Greqi
publikimi i lajmit të rritjes së subvencionimit shtetëror të partive
greke me mbi 6 milionë euro në vitin që kaloi, me vendim të parlamentit.

Sipas nje shkrese të Ministrise se Brendshme, partite politike u subvencionuan ne 2011 me 54 milion euro, nga 48 milion qe kishin marre ne vitin 2010.

“Ne vend qe te reduktojne subvencionimet e shtetit per partite qe mbajne pergjegjesine kryesore per kete gjendje ekonomike, i shtojne ato”, komentojne mediat qe e konsiderojne kete fakt si nje sfide te papare per shoqerine e nje vendi pothuajse te falimentuar, ku shumica e qytetareve eshte gjunjezuar nga reduktimi ne mase i rrogave dhe pensioneve dhe lufton per mbijetese.

6 milionë eurot e teperta jane shperndare ne menyre proporcionale tek gjashte partite kryesore te vendit,ku pjesen e luanit e kane marre socialistet dhe konservatoret.

Greqia ka indeksin e katert me te larte ne Europe per subvencionimin e partive ne baze te numrit te  popullsise.Ndersa nje gjerman paguan vetem 1,18 euro per partite, nje grek paguan kater here me shume.

Megjithe kete fakt partite ne Greqi jane te zhytura ne borxhe pasi kane marre kredi mbi 245 milion euro ne bankat greke, duke vene si garanci pikerisht te gjitha subvencionet shteterore qe do te marrin deri ne vitin 2016.

Politikanet greke jane gjithashtu ne qender te kritikave te opinionit publik edhe per faktin se te vetmit qe nuk kane pesuar reduktime te te ardhurave apo heqje te privilegjeve te tyre, jane 300 anetaret e parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA