Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë kosovare të Shëndetësisë Ilir Tolaj përfundoi në prangat e policisë së EULEXIT, i dyshuar për korrupsion. Këtë e e konfirmoi prokurorja e EULEXIT e cila po udhëheqë hetimet.

Policia e EULEXIT bastisi edhe ambientet e ministrisë së shëndetësisë duke konfiskuar kompjuterë dhe dokumente. Avokati i Tolajt, nuk i di arsyet e arrestimit të klientit të tij.

Bashkë me Tolajn, Eulexi arrestoi edhe shefin i departamentit farmaceutik Bekim Fusha, Shefin e Divizionit të Cilësisë së Shërbimeve Hajrullah Fejza si dhe Shefin e Prokurimit Zenel Kuci.

Njëri nga këta të tre, Hajrullah Fejza është emër i njohur për drejtësinë kosovare. Në vitin 2008 ai ishte shef i sektorit për shëndet publik në Prishtinë dhe akuzohej për vjedhje të rëndë. Bashkë me mjekun Agim Xhafën akuzoheshin se keqpërdorën një donacion amerikan në vlerë 100 mijë euro. Aparati për operimin e perdeve të syve pavarësisht se ishte donacion për QKUK-në, mjekët kosovar e dërguan në një klinikë private. Pavarësisht se Fejza nga një pozitë në nivelin komunal u ngjit në atë qendror, dyshimi ndaj tij mbetet i njëjti.

Prokurorja e Eulexit konfirmoi se katë zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për korrupsion

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA