Eurodeputetja gjermane, Doris Pack e ka cilësuar si “një cmenduri që
duhet ndaluar” aksionin e paralajmëruar nga lëvizja Vetëvendosje me
moton “Serbia nuk kalon”.

Në një intervistë për Radio Dukagjini, Pack ka deklaruar se Albin Kurti dhe aktivistët e lëvizjes së tij duhet të sillen ndryshe dhe jo të imitojnë serbët e veriut.

“Unë mendoj se kjo është një cmenduri që duhet parandaluar. Ata duhet të sillen ndryshe dhe jo sic sillen serbët në veri të Kosovës. Ky aksion e kthen Kosovën prapa”, ka vlerësuar Pack.

Sipas saj, aksioni i organizuar nga një prej partitë kryesore të Parlamentit të Kosovës tregon mosrespektimin e saj për ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

“Ndihem e turpëruar si deputete kur deputetët në Kosovë ndërmarrin nisma të tilla. Nuk mund ta pranoj që Albin Kurti bën gjëra të tilla. Kjo dëshmon mosrespektimin e Kushtetutës dhe të së ardhmes së Kosovës”, ka theksuar Pack.

Një ditë më parë ishte kryeministri kosovar Hashim Thaci që kritikoi ashpër aksionin e paralajmëruar të Vetëvendosjes, duke e quajtur lëvizjen në fjalë “Vetëfundosje”.

Thaci u shpreh se nisma “Serbia nuk kalon” është e ngjashme me modelin e politikës serbe dhe shtoi se askush nuk mund ta marrë pushtetin me dhunë.

Anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje nga e hëna nisën të mbledhin emrat e studentëve dhe qytetarëve të cilët do të bashkohen në aksionin për bllokimin e dy pikave kufitare me Serbinë.

Vetë Albin Kurti, i cili dy ditë më parë mori cmimin Personazhi i Vitit nga Top Channel, vlerëson se ndaj Serbisë, që bllokon qytetarët dhe mallrat kosovare, Kosova duhet të përgjigjet me të njëjtën monedhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA