Fati i pilotit shqiptaro-amerikan James Berisha, që përmes avionit të
tij privat lobonte për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka mbetur në
udhëkryq për shkak se mbi vendndodhjen e tij nuk ka asnjë informacion.

Edhe pse thuhet se ai është ende gjallë dhe se mbahet i mbyllur në një burg në Eritre, familjarët e tij e kanë pasur të pamundur të kontaktojnë me të.

Megjithatë, grupi i pilotit shqiptar, Flying for Kosovo, ka ende shpresë se ai do të gjendet dhe po verifikon informacione të shumta që ka arritur të mbledhë.

“Gjatë pesë muajve të fundit kemi pasur shumë takime me zyrtarë të ndryshëm nga shumë shtete të botës. Na janë thënë shumë tregime, por fakti është se asnjë nga familjarët e James nuk është lejuar të kontaktojë me të”, thuhet në një deklaratë të grupit.

Thuhet se piloti James Berisha, në kuadër të fushatës së tij lobuese për shtetin e Kosovës, në tetor ishte ndalur në Eritre, ku dyshohet se është ndaluar dhe burgosur.

Megjithatë, nuk ka asnjë informacion zyrtar. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli premtoi pak kohë më parë se do të angazhohet për gjetjen dhe kthimin e shqiptaro-amerikanit në shtëpi, por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA