Qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë, duke filluar nga data 15 janar do të
udhëtojnë të pajisur vetëm me letërnjoftime mes dy vendeve.

Sipas agjencisë së lajmeve “INA”, lëvizja do të bëhet në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar mes palëve vitin e kaluar, zbatimi i të cilës në ditët e ardhshme bie ndesh me standartet ndërkombëtare.

Kjo, pasi sipas rregullave ndërkombëtare marrëveshje të tilla mes vendeve të ndryshme duhet të hyjnë në fuqi vetëm 40 ditë pas ratifikimit, që në Maqedoni është bërë më 5 dhjetor dhe në Serbi disa ditë më vonë.

Gjithësesi, njofton burimi, Ministritë e Brendshme dhe të Jashtme të dy vendeve po punojnë me njëra-tjetrën dhe duket se kanë gjetur një kornizë juridike për zbatimin e paktit më 15 janar.

Normalisht, marrëveshja, që do të hyjë në fuqi me rastin e fillimit të kampionatit evropian të hendbollit në Serbi, duhet të niste zbatimin në fund të këtij muaji, njofton më tej “INA”.

Një marrëveshje të tillë Maqedonia nënshkroi më 14 dhjetor të vitit të kaluar edhe me Shqipërinë e Malin e Zi, që u konsiderua si marrëveshja e Shengenit Ballkanik.

Pas ratifikimit nga Parlamentet e vendeve nënshkruese të marrëveshjes, qytetarët shqiptarë, malazezë dhe maqenodas, së shpejti në pikat kufitare do të kalojnë vetëm me tregimin e kartave biometrike të identitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA