Kosovë, bujqit fajësojnë qeverinë “Thaçi”

12/01/2012 01:30

Bujqit e Kosovës vlerësojnë se qeveria e vendit bëri gabim kur hapi kufijtë pas dy muajsh reciprociteti me Serbine dhe për këtë arsye Federata Sindikale tashmë ka marrë vendim që bujqit kosovare do të marrin pjesë në aksionin e paralajmëruar të Vv-së me 14 janar në piken kufitare ne Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë. 

Lidhur me këtë çështje qytetarët kanë mendime të ndryshme.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuci e ka kundërshtuar këtë ide të bllokimit të kufijve, duke thënë se nuk është interes kombëtar që të bllokohen policët dhe doganierët kosovarë në pikat kufitare.

Po kështu edhe LDK dhe AAK të cilat kishin mbështetur mocionin në Kuvend, nuk do të marrin pjesë në aksionin në terren.

Ndërkohë kryeparlamentari Krasniqi kërkon respektimin e ligjeve dhe kushtetutës.

Në anën tjetër, Lëvizja për Bashkim përfaqësuar në parlament me dy deputetë, u ka bërë thirrje forcave politike në Kosovë që të përmbahen nga dhuna dhe të rrisin bashkëpunimin në favor të forcimit të shtetit dhe në interes të qytetarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA