Kryeministri Sali Berisha ka vizituar mbrëmjen e së enjtes për më shumë se dy orë e gjysëm kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në shtëpinë e tij në zonën e bllokut, vetëm 4 ditë pare se Gjykata e Larte të shpallë vendimin për aleatin kryesor të shefit të qeverisë.
Ajo nuk mund të quhet një vizitë për festa, pasi është data 12 janar dhe urimet për festat e ndërrimit të viteve kanë kaluar, por koha e gjatë e qëndrimt tregon për një darkë të shefit të qeverisë në shtëpine e Metës.
Në datën 6 janar prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Ilir Metës për akuzën e korrupsionit dhe dënimin e tij me 2 vjet burg dhe një milion lekë gjobë. Gjykata do të shpallë vendimin këtë të hënë në datën 16 janar, duke mbyllur kështu procesin gjyqësor për zyrtarit më të lartë të qeverisë që është ulur në bankën e të akuzuarve që nga koha e burgosjes së Fatos Nanos.
Gjatë orëve që Berisha ndodhej në shtëpinë e Metës, policia ka kufizuar lëvizjen e mjeteve, si edhe nuk ka lejuar gazetarët dhe kameramanët që të qëndrojnë përballë hyrjes së apartamentit të kreut të LSI-së.
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe e konsideroi takimin e djeshëm mes Berishës dhe Metës, si një presion të hapur ndaj Gjykatës së Lartë. Në rrjetin social Facebook, Braçe shkuajti se “Kjo është një bandë, nuk është qeveri. Kjo është familje mafioze, nuk është familje politike. Presioni kundër Gjykatës së Lartë është krim shtetëror. Prej këtej buron kultura e pandëshkueshmërisë. Eshtë e thjeshtë i bashkon i njëjti krim: Korrupsioni aktiv”, theksohet në mesazh.
Top Channel