Slloveni, dështon votimi për kryeministrin
11/01/2012 21:45
Kandidati për kryeministër i Sllovenisë, Zoran Jankovic nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e nevojshme të anëtarëve të Parlamentit për formimin e qeverisë.
Për të kanë votuar 42 deputetë të kuvendit 90-anëtarësh, raportojnë mediat sllovene. Presidenti Danillo Turk tani pritet të propozojë mandatarin e ri.
Shanset për formimin e qeverisë mund t’i fitojë Partia Demokratike e Sllovenisë, e cila është e dyta në këtë vend.
Top Channel